Posti i presidentit, mund ta çojë vendin në zgjedhje

Ditën e djeshme ka ardhur ‘ultimatumi’ i radhës nga AAK-ja sa i përket kandidaturës për president, raporton Gazeta Blic.

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka deklaruar se ky subjekt politik nuk voton asnjë kandidat tjetër për këtë post përveq, Ramush Haradinajt.

E, një qëndrim i tillë i AAK-së dhe mosdakordim mes subjekteve politike mund ta dergojë vendin në zgjedhje.

Kështu tha për “Gazeta Blic” njohësi i çëshjteve politike në vend, Rasim Alija.

“Po, ka gjasë që vendi t’i rrezikojë zgjedhjet me mosvotimin e AAK-së për president, por kjo nuk varet vetëm tek AAK-ja. Sa i përket procesit të rrëzimit të qeverisë, po, është vendimtare pjesëmarrja e AAK-së në votim, mirëpo varet edhe te forcat e tjera politike. AAK-ja veq e ka kuptu pozicionin e saj dhe ka shfrytëzu rastin që ta nomijë paraprakisht zotin Haradinaj, që të mos shkohet në zgjedhje kur të vijë koha”.

Alija thekson se një mungesë e dakordimit mes subjekteve politike mund ta dergojë vendin në zgjedhje në qeshor të vitit të ardhshëm.

“Por ne nuk dimë se si do reflektojë PDK-ja psh. E vetmja mënyrë që vendi të mos shkojë në zgjedhje duhet një konsensus ndërmjet të gjitha subjekteve politike. Në një skenar tjetër i bie që vendi të shkojë në zgjedhje ose skenari i dytë që të gjitha këto forca të dakordohen për një emër konsensual . Pa një marrëveshje të gjerë të spektrit nuk ka zgjedhje të presidentit, përndryshe vendi rrezikon të shkohet në zgjedhje që mund të bëheshin në qershor të vitit të ardhshëm.”

Ndërsa, anlisti Shemsi Jashari po e konsideron si të ngutur vendimin për shpalljen e kandidaturës për president, nga ana e Haradinajt,  pa ardhur afatet ligjore për nominime.

“Shpallja e kandidaturave për President të vendit, pa ardhur afatet ligjore për nominime, mendoj që është e ngutur dhe nuk i kontribuon qetsimit e as përafrimit të skenës politike e cila është mjaft e paqendrueshme, si në mes partnerëve që janë në pozitë, e ashtu edhe atyre që janë në opozitë.Se si do të shkon procesi i zgjedhjes së presidentit të vendit, pas kryerjës së mandatit të presidentit Thaçi, varet shumë nga zhvillimet politike që do të ndodhin deri atëherë kur vjen afati ligjor për zgjedhjen e kryetarit, e sidomos nga veprimet që do të ndodhin nga gjykata speciale e cila është në proces të versimit të aktakuzës për ta hedhur si të pa bazë, apo për ta vertetuar atë”.

Ai thekson se nëse nuk do të ketë dakordim të subjketeve politike, mund të ketë ndërhyrje të ndërkombëtarëve për zgjidhjen e situatës.

“Nëse nuk konfirmohet aktakuza nga Specialja atëherë z.Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kthehen shumë më të fuqishëm në skenën politike se sa janë tani. Përcaktimi i PDK-së, se kënd do ta mbështes mendoj se do të jetë vendimtare për figurën se kush do të zgjidhet president, sidomos nëse kemi parë se raportet mes partnerëve të koalicionit nuk janë të mira dhe shpesh akuzuese për njëra tjetrën.Barikadimi i subjekteve të caktuara pas emrave të përveçëm, nëse ska një marrveshje për figura konsensuale mund ta bllokoj procesin e zgjedhjës së presidentit të ri deri në ndërhyrjën ndërkombëtare ashtu siq ka ndodhur edhe me krijimin e qeverive ne disa raste”, tha Jashari për Gazeta Blic.

Aleanca për Ardhmërinë  e Kosovës ditë më parë nominoi për president liderin e kësaj partie, Ramush Haradinaj.

Kjo kandidaturë erdhi pas publikimit të lajmit se prokurori ka propozuar Gjykatës Speciale ngritjen e aktakuzaës për presidentin Hashim Thaçi.

Comments are closed.