Premtimi i madh i Hotit: Kosova i kthehet normalitetit në fillim të pranverës, bëhuni gati për dasma

Kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti ka thënë se Kosova e ka përmbyllur vitin me pakon ekonomike të rimëkëmbjes më të madhen në rajon.

Hoti ka thënë se tashmë është e gatshme edhe një pako tjetër orej 200 milionë eurosh.

“Kjo na ka mundësuar neve që mos të kemi krizë ekonomike siç ka ndodhur me vendet tjera”, tha Hoti në RTK.

Sa i përket vaksinës antiCOVID, kryeministri në detyrë tha se vaksinimi në Kosovë fillon në muajin shkurt.

“Vaksinimin e kategorive të rrezikuara do ta përfundojmë në muajt mars dhe prill dhe do ta kthejmë normalitetin në këtë vend në fillim të pranverës. Bizneset të mund të bëjnë planifikime qysh tash për t’iu kthyer normalitetit”, ka thënë Hoti, duke paralajmëruar se gjatë verës mund të mbahen edhe dasmat.

Ai ka përseritur se normaliteti në Kosovë do të kthehet në muajt e parë të pranverës me vaksinimin e plotë dhe se bizneset mund të bëjnë plan dikur nisur nga tash për të kaluar në gjendje normale.

Comments are closed.