Presidenti Thaçi hyn në Gjykatën Speciale për t’u intervistuar

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka arritur në objektin ku ndodhen Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, raporton IndeksOnline.

Thaçi do të intervistohet sot nga prokurori i specializuar për kinse krime të kryera gjatë luftës në Kosovë. Para ndërtesës në Hagë tashmë janë mbledhur disa bashkatdhetarë nga diaspora në përkrahje të luftës çlirimtare të Kosovës.

Zyra e Prokurorit të Specializuar javë më parë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj Thaçit, Veselit dhe disa ish ushtarëve tjerë të UÇK-së. Aktakuza ndaj Thaçit mbetet ende e pakonfirmuar nga Dhomat e Specializuara./I

Comments are closed.