Presidenti Thaçi në mesin e ushtarëve të Kosovës

Presidenti Hashim Thaçi, përkundër agjendës së ngjeshur që ka pasur gjatë gjithë ditës, ka gjetur kohë që të fotografohet në mbrëmje me disa ushtarë të Kosovës, njofton Gazeta Evropa.

“Në 20 vjetorin e lirisë, me ushtarët e Republikës së Kosovës, që sikurse çdo ditë tjetër edhe sonte janë në shërbim të atdheut dhe gjithë qytetarëve tanë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në “Facebook”.

Kosova sot ka shënuar 20-të vjetorin e çlirimit.

Edhe për nesër janë planifikuar disa aktivitete për ta shënuar 20-të vjetorin e çlirimit.

Ndërkohë, për të festuar me qytetarët e Kosovës, sot kanë ardhur edhe ish-presidenti Clinton dhe ish-sekretarja Albright.