Presidenti Trump vë afat të ri për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, si duket është shumë i interesuar që ta zgjidh çështjen e Kosovës.

Gazeta serbe “Blic”, shkruan se administrata e Donald Trump është duke bërë çmos që në qershorin e vitit 2020 të zgjidhet gjithçka për Kosovën.

Poashtu thuhet se Amerika ka kundërshtuar ashpër bojkotin e opozitës serbe për zgjedhjet e reja dhe që në muajt në vijim do të provojnë që t’i bindin ata që të bëhen pjesë e procesit në pranverën që vjen.

Disa muaj më herët, presidenti Trump, i kishte shkruar letër presidentit Thaçi, dhe presidentit Vuçiq, ku i inkurajonte që ta arrijnë një marrëveshje për çështjen e Kosovës.

/Gazeta Evropa/

Comments are closed.