Prishtina spektakolare përballë Llapit, Feronikeli e Drita ndahen në paqe

Prishtina pas humbjes në shtëpi nga Feronikeli, sot ka treguar një fytyrë krejt tjetër ndaj Llapit duke shënuar fitore me rezultat 4:1.

Endrit Krasniqi e hapi serinë e golave për të vazhduar më pas Ahmet Haliti, Ahmed Januzi e Armend Thaqi duke i dhënë një fitore të thellë skuadrës së Armend Dallkut e cila e afron vetëm tri pikë larg vendit të parë. Golin e vetëm për Llapin e shënoi Kastriot Selmani, shkruan Zëri.info.

Në takimin tjetër të luajtur në Drenas, Feronikeli e Drita kanë sjellë futboll të bukur por për fat të keq asnjë gol, duke u mbyllur pa fitues. Ky barazim nuk i ka konvenuar aspak Feronikelit, derisa Drita mund të jetë e kënaqur pasi e mban në pjesën e lartë të tabelës.

Loading...