Prokurori i Shtetit pranon ekspertizën nga Zivcra për rastin Dehari

Prokurori i Shtetit ka pranuar sot zarfin me përmbajtjen e ekspertizës së rastit të ish aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, ka mbajtur një konferencë ku ka prezantuar zarfin duke thënë se ai është i mbyllur.

“Nuk e dimë përmbajtjen. Ambasada e Kosovës në Zvicër e ka pranuar dje zarfin, kurse Prokurori i Shtetit sot. Zarfin do t’ia japim prokurorit të rastit që do ta përdorë për hetim”, ka thënë Shala, njofton Klan Kosova.

“Pas përkthimit të këtij raporti do ta njoftojmë opinionin publik, pro deri atëherë kërkojmë përmbajtje në deklarime dhe prononcime”.

Loading...