Pse Bajrush Xhemajli thotë se Gjykata Speciale po e mbytë drejtësinë?

Zyrtari i lartë i PDK-së, Bajrush Xhemajli, ka reaguar për mënyrën se si po sillet Gjykata Speciale ndaj ish- ushtarëve të UÇK-së.

“Ne pranuam gjykatë, ashtu siç e pranuam, madje dhe speciale, por jo gjykatë e cila, në këtë katrahurë thirrjesh absurde, mbytë drejtësinë, që në thirrjet e saj!”, ka shkruar Xhemajli në llogarinë e tij në “Facebook”, raporton Gazeta Evropa.

Postimi pa ndërhyrje i Xhemajlit:

Vërtet Gjykatë Speciale!!!
Jo vetëm për shkak se “gjykon” njërën anë dhe vetëm një nacionalitet në një luftë të pabarabartë -shqiptarët, kurse ata qe bën masakra janë jashtë domenit të kësaj gjykate -kriminelë serbë, por është speciale edhe për ate se nuk ka fakte për të ngritur aktakuzat, prandaj i porositë të ftuarit në ftesë për të marrë materiale të cilat kanë në shtëpi për të mbrojtur akuzat e supozuara!!!
Ne pranuam gjykatë, ashtu siç e pranuam, madje dhe speciale, por jo gjykatë e cila, në këtë katrahurë thirrjesh absurde, mbytë drejtësinë, që në thirrjet e saj!
Shqiptarët edhe këtë sfidë do ta kalojnë gjithësesi, por njolla atyre të cilët po pretendojne ta qojnë drejtësinë në vend, nuk do tu hiqet kurre, perballe njerëzisë së njerëzimit!
Mjerë ata që i duartrokasin!

Loading...