Pse Milazim Krasniqi thotë se në “hamam” ishin të rregullta zgjedhet e 6 tetorit?

Profesori universitar Milazim Krasniqi, ka thënë se “hamam”’ishin të rregullta zgjedhjet e 6 tetorit.

“Votat nga Serbia vijnë pa kontroll e numërohen/pranohen, votat nga diaspora vijnë me vonesë e numërohen/pranohen, votat u vidhen kandidatëve brenda listave të partive e prapë rezultati pranohet. Zgjedhje të rregullta po quhen. Në hamam të rregullta! Ngushëllimi i vetëm është se viktimat e këtij inxhineringu të radhës mbi rezulatin e zgjedhjeve, vetë i kanë në të kaluarën zgjedhjet në këtë derexhe. Atëherë u thoshin ‘vjedhje industriale”, tash mund t’u thuhet “rregullime (me) SPECIALE”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në “Facebook”.

Ndërkohë, sot në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa(PZAP), janë dorëzuar 100 ankesa nga subjektet politike dhe kandidatët për deputetë. /Gazeta Evropa/

Loading...