Publikohet fotografi e rrallë e Hysni Gucatit, i plagosur rëndë gjatë luftës çlirimtare

Po vazhdojnë reagimet pas arrestimit të kreut të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, nga Gjykata Speciale.

Një reagim e ka bërë në Facebook edhe ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Isa Xhemajlaj.

Ai gjithashtu ka publikuar edhe një foto të rrallë të Gucatit, ku ai shihet i plagosur rëndë gjatë luftës.

Xhemajlaj shkruan:

I nderuari mik, bashkëluftëtar dhe kryetar i OVLUÇK -së, përveç plagëve të rënda që more gjatë luftës, tash edhe një herë t’u desh të sakrifikohesh në mbrojtje të fjalës së lirë në interes të vendit.

Mund ta marr me mend se plagët e ditëve tê sotme janë pothuajse po aq të dhimbshme sa ato që more nga pushtuesit gjatê luftës, sepse tani u arrestove gjoja në emër të “drejtësisë” nga Gjykata selektive që e votuan disa servilë dhe të paditur e që pêr fat të keq disa nga ta dje i shihnim si shokë e miq, por kur u bënë deputetë dhe u veshën me pushtet nuk ishin më ashtu siç i kishim njohur ??? !!!

Uroj e besoj që do dalësh faqebardhë e i fortë siç ishe gjithnjë, tu kthehesh femijëve, familjes, shokëve e veçanarisht Nanës Fatë e Babës Avdullah që edhe ashtu për shkak të moshës e sidomos vuajtjeve që pêrjetuan të presin të kthehesh sa mê shpejt.

Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Comments are closed.