Publikohet klipi i ri i Era Istrefit me yllin botëror, këngëtarja këndon në shqip

Era Istrefi dhe reperi Offset ka disa ditë që kanë paralajmëruar bashkëpunimin e tyre.

“Let’s get married” titullohet kënga që dyshja sapo kanë publikuar dhe vjen e shoqëruar edhe me klip.

Kënga flet për martesë ndërsa në videoklip shfaqet një çift të cilëve sikur edhe i është dedikuar kënga.

Era Istrefi zë pjesën më të madhe në këtë këngë, ndërsa dëgjohet duke kënduar edhe shqip, “Se si ti, s’o asnjo, njo si ti, s’e gjej mo”.