Publikohet lista e artistëve më të dëgjuar, garë e ngushtë mes Duas dhe Ritës


Dua Lipa dhe Rita Ora janë dy artistet më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Rita Ora dy ditë më parë ka publikuar albumin e saj të ri “Phoenix”, i cili u prit shumë mirë në publik, shkruan lajmi.net.

Në llogarinë e saj në Instagram, Rita ka publikuar listën e artisteve më të dëgjuara në kanalin “Spotify”, në mbarë botën.

Në këtë tabelë kryeson Ariana Grande, kurse ajo që të bie në sy është gara e ngushtë mes Ritës dhe Duas.

Derisa Dua gjendet e katërta me 8 milionë dëgjime, Rita është renditur e nënta me 6.2 milionë dëgjime.