Publikohet sondazhi i VV-së, i realizuar nga Armend Muja

Në bazë të një sondazhit në Rtv D i cili është realizuar nga ish-analisti tani kandidati për deputet nga Vetëvendosje, Armend Muja, e vendos të parën në zgjedhjet e 14 shkurtit Lëvizjen Vetëvendosje me 54.1%.

Në këtë sondazh PDK radhitet si e dyta me 14.9% e pasuar nga LDK’ja me 10.3%, transmeton Periskopi.

Ky sondazh është realizuar nga 11 janar deri 17 janar 2021.

Ky është rezultati për të gjitha partitë:

54.1% VV
14.9% PDK
10.3% LDK
6.4% AAK
1.4% Nisma
5.0% Lista Serbe

Comments are closed.