Puna e bishtit të sakicës, Agim Veliu “godet” Bulliqin

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka reaguar ndaj deklaratës së kandididatit të Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili gjatë një tubimi elektoral e kishte përmendur bishtin e sakicës.

Veliu i ka ftuar llapjanët që më 29 nëntor ta ndëshkojnë me votë Bulliqin, raporton Gazeta Evropa.

Postimi i plotë:

Bëfsh hajr Shpejtim, që i paske heqë plumbat dhe e paske rrokë bishtin e sakicës.

Të dashtun qytetarë,

Është skandaloze që një bashkëvendas i imi, i Enverit e Xhemës, në prani të një ish-Kryeministri, përdorë diskurs të nxitjes së vëllavrasjes.

Neve, nuk na ndalën as plumbat, e nuk do të na ndalin as bishtat!

I ftoj llapjanët që masovikisht ta ndëshkojnë me votë këtë soj!

Comments are closed.