Punëtorët e KEDS-it duan të përfshihen në pakon emergjente të Qeverisë

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, i ka takuar përfaqësuesit e Sindikatës së Punëtorëve të KEDS-it.

Sindikalistët e njoftuan ministren Hajdari për gjendjen dhe kushtet në të cilat punojnë punëtorët e kësaj kompanie në situatën e krijuar për shkak të pandemisë.

Po ashtu, sindikalistët bënë të ditur se punëtorët e KEDS-it po bëjnë punë të pandërprerë për të siguruar furnizim me energji elektrike për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ata gjithashtu kërkuan nga ministrja që edhe punëtorët e KEDS-it të përfshihen në pakon emergjente të Qeverisë së Kosovës që të shpërblehen për punën e palodhshme që po e bëjnë.

Hajdari i falënderoi punëtorët e KEDS-it të cilët po punojnë 24 orë për të siguruar energji të pandërprerë për qytetarët në këto rrethana të krijuara nga pandemia Covid-19.

Ajo u premtoi atyre se së shpejti do t’i vizitojë dhe do t’i marrë parasysh kërkesat e tyre.

Comments are closed.