Qëllohet me armë biznesmeni kosovar, vritet në mes të Prishtinës

Një vrasje ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Isa Kastrati” në Matiqan të Prishtinës, ku një i ri është qëlluar me armë.

Gazeta Online Reporteri.net ka mësuar se i qëlluari është një biznesmen i njohur nga Prishtina(emër i njohur për redaksinë).

Siç mësohet nga burime të sigurta brenda Policisë, vrasja ka ndodhur para pak minutash dhe Policia ka arritur në vendin e ngjarjes.

Reporteri ka biseduar me zëdhënësen e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, por ajo ka thënë se nuk ka informacione.

Comments are closed.