Qeveria Hoti ndau 4 milionë euro për t’i paguar policët për angazhim në punë me orar të zgjatur

Qeveria e Kosovës ka ndarë 4 milionë euro për t’i paguar policët për angazhimin e shtuar dhe për punë me orar të zgjatur, raporton Gazeta Evropa.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Avdullah Hoti.

Postimi i plotë:

Gjithmonë mirënjohës për punën e Policisë së Kosovës.

Pandemia e ka ndryshuar jetën tonë të përditshme, si në Kosovë ashtu edhe në botë. Edhe qasja jonë duhet të ndryshojë gjithashtu, sidomos karshi heronjve tanë të gjallë që vazhdimisht po sakrifikojnë, në mënyrë që ne të përshtatemi në realitetin e ri.

Sot, me propozim të ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, kemi ndarë 4 milionë euro për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, për angazhimin e shtuar dhe punë me orar të zgjatur në terren dhe të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj pandemisë COVID-19.

Ne, bashkë me Policinë e Kosovës dhe të gjitha institucionet e thirrura në menaxhimin e pandemisë, po bëjmë të pamundurën që të ndalim përhapjen e virusit dhe të ju mbajmë të sigurt, ndërsa nga ju kërkojmë që të bëheni pjesë aktive në këtë betejë, duke i respektuar në përpikëri masat.

#vendosemasken #mbajedistancen #mbajehigjienen

Comments are closed.