Qeveria Hoti shkarkon bordet që i emëroi Albin Kurti

Qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti ka shkarkuar bordet e katër ndërmarrjeve publike të cilat ishin emëruar nga qeveria e kaluar e Albin Kurtit.

Gazeta Infokus, ekskluzivisht ka mësuar se Qeveria Hoti ka shkarkuar bordin e KEK-ut, Ibër Lepencit, K.R.U Prishtina dhe K.R.U Hidroregjioni në Prizren.

Gazeta Infokus për këto vendime të Qeverisë Hoti kishte paralajmëruar edhe para një jave, ku sipas informatave kishte raportuar se do të shkarkohen bordet e emëruara nga Kurti./Gazeta Infokus/

Comments are closed.