Qytetarët humbin çdo vit 15 milionë euro nga Ligji i Automjeteve

Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës (SHSK), Sami Mazreku bëri me dije se ka kërkuar që të hiqet kushtëzimi për regjistrim të veturave, pasi që kjo po i dëmton mijëra qytetarë duke shpenzuar qindra mijëra euro.

“Ne kemi kërkuar të hiqet taksa komunale, të hiqet edhe kushtëzimi për regjistrim të veturave, kushtëzimet janë kundër kushtetuese, po ashtu kemi kërkuar të hiqet kushtëzimi për ndërrim të pronësisë”, ka deklaruar ai.

Sipas tij,  në Kosovë pronësinë e ndërrojnë rreth 95 mijë vetura. “Për këto vetura nëse hiqen kushtëzimet, qytetarët do të kursenin shumë. P.sh. Kur një automjet është i siguruar dhe regjistruar, por gjatë një periudhe e ndërron pronësinë, taksat, komuna, kontrolla teknike nuk i barten pronarit të ri, por është i obliguar vet mi pagu prej fillimit, edhe targat edhe regjistrimin, edhe taksln komunale. Pra vetëm pjesa e mbetur e sigurimit kthehen. Pra për një vit qytetarëvd u shkakton humbje prej 15 milionë euro për një vit ligji i automjeteve”, ka deklaruar ai në “RTK”.

Sipas tij, nëse llogaritet 95 mijë vetura u kushtojnë ka 107 euro për MBP, regjistrim dhe tabela, 40 komuna, 30 kontrolle teknike dhe 10 euro taksa komunale.