Rama: Fleta-rrufeja speciale që do të hyjë si njollë turpi e shekullit XXI në historinë botërore të drejtësisë

Kryeministri i Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, po qëndron në Kosovë.

Ai ka thënë se ka ardhur në Prishtinë, për të dëgjuar dhe mësuar më shumë rreth, siç e ka quajtuar ai, fletë-rrufesë speciale që do të hyjë si njollë turpi e shekullit XXI në historinë botërore të drejtësisë, raporton Gazeta Evropa.

“Në Prishtinë për të dëgjuar dhe mësuar më shumë pas fletë-rrufesë speciale që do të hyjë si njollë turpi e shekullit XXI në historinë botërore të drejtësisë e cila praktikën e akuzës publike pa aktakuzë juridike e ka njohur veç në epokat e sundimeve ideologjike a para tyre!”, ka shkruar Rama në Tëitter.

kryeministri Rama tashmë e ka takuar kryetarin e Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Kurse, gjatë ditës do të takohet me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Avdullah Hoti, kryeparlamentaren Vjosa Osmani, dhe me liderë të subjekteve tjera politike. / EVROPA/

Comments are closed.