Rama takon Hahn në Bruksel: Në prag të vendimmarrjes së Këshillit Europian

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjendet në Bruksel dhe ka bërë të ditur se ka takuar Komisionerin për fqinjësi dhe zgjerim Johannes Hahn.

”Në prag të vendimmarrjes së Këshillit Europian”, ka shkruar Rama pranë fotografisë së publikuar në facebook, duke vendosur dhe simbole të flamujve: shqiptar dhe atij të BE-së, njofton Klan Kosova.

Takimi Rama- Hahn erdhi në kohën kur pritet të jepet vendimi për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Shefi i qeverisë shqiptare dje pati takim edhe me Presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk, për të cilin tha se është një nga zërat më të fortë në frontin e gjerë të PO-së, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, njofton Klan Kosova.

Loading...