Ramiz Kelmendi do të jetë kandidat i PDK-së për deputet

Afaristi i njohur nga Peja, Ramiz Kelmendi, do të jetë kandidat i PDK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta Evropa.

Lajmin e ka bërë të ditur kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Enver Hoxhaj.

Postimi i plotë:

Nga Peja, me mikun tim, Ramiz Kelmendi. Njëri ndër sipërmarrësit më të suksesshëm në vend, do të jetë pjesë e listës fituese të Partisë Demokrataike të Kosovës.

Në vizionin tonë për rimëkëmbjen e shtetit, Kosova, sot, ka më së shumti nevojë për profesionistë të dëshmuar në fushën e ekonomisë.

Ndihma për bizneset e prekur nga pandemia dhe hapja e vendeve të reja të punës do të jenë prioriteti kryesorë i Partisë Demokratike.

Prandaj, unë dhe të gjithë në PDK, jemi jashtëzakonisht të lumtur që Ramizi ka vendosur të na bashkohet në detyrën tonë të re.

Ramiz, faleminderit për besimin dhe mirë se vjen në mesin tonë. #HoxhajKryeministër

Comments are closed.