Ramush Haradinaj deklarohet për ftesën që mori Veseli nga Gjykata Speciale

Edhe kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dalë në mbështetje të Kadri Veselit, i cili është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale, raporton Gazeta Evropa.

“Kadri Veseli, si një nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka luftuar kundër shtypjes dhe mizorive të Serbisë mbi popullin e Kosovës, si çdo luftëtar i lirisë, dhe do ta mbrojë pastërtinë e kësaj lufte me dinjitet. I bindur se edhe kësaj radhe do të ngadhënjejë e vërteta dhe e drejta jonë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në “Facebook”.

Kadri Veseli do të intervistohet nga Gjykata Speciale me 4 dhjetor.

Loading...