Ramush Haradinaj: Vota për qeverinë e re, është votë për Kosovën!

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se vota për qeverinë e re, është votë për Kosovën.

“Është përcaktimi ynë për një stabilitet politik, rimëkëmbje të ekonomisë, si dhe për normalitet në shtet”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në “Facebook”.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Parlamenti i Kosovës sot voton qeverinë e re, që është jetike për vendin.

Situata e krijuar si pasojë e shkarkimit të qeverisë dhe pandemisë, tashmë po shpërfaq pasoja të rënda në ekonominë e vendit dhe votimi i qeverisë së re, është më shumë se sa zgjedhja e një qeverie.

Është përcaktimi ynë për një stabilitet politik, rimëkëmbje të ekonomisë, si dhe për normalitet në shtet!

Vota për qeverinë e re, është votë për Kosovën!

Comments are closed.