Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Cramon i ka uruar suksese Avdullah Hotit

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka reaguar pas votimit të qeverisë Hoti në Kuvendin e Kosovës.

Von Cramon i ka uruar suksese Avdullah Hotit por e ka thënë se nuk duhet të mbyllen sytë krahas presionit të fuqishëm ndaj deputetëve për votimin e qeverisë nga ana e Presidentit Thaçi.

“I uroj punë të suksesshme z.Avdullah Hoti dhe qeverisë së tij në Prishtinë. Qeveria ka shumë punë për të bërë, këto janë rrethana kruciale për çështjet e brendshme dhe ndërkombëtare.

Shpresoj që qeveria e re do të jetë në gjendje të zhvillojë reformat dhe të punojë për një Kosovë më të mirë. Megjithatë ne s’mund të bëhemi të verbër rreth votimit të z.Hotit.

Deputetët e Parlamentit të Kosovës ishin nën presion të madh nga lidershipi i LDK’së nga Presidenti Thaçi”, ka deklaruar Von Cramon.

Comments are closed.