Rashica do të jetë zëvendësues i Sanchos në Dortmund

Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, mund të transferohet te Borusisa Dortmundi si zëvendësues i Jadon Sanchon, raporton gazeta gjermane “Deichstube”.

Sancho është përfolur se do të largohet nga Dortmundi gjatë afatit kalimtar të verës. Për këtë arsye, Dortmundi ka filluar të kërkojë për një zëvendësues potencial dhe Milot Rashica është identifikuar si opsioni më i përsosur për anglezin.

Rashica ka kontratë me Werderin deri në vitin 2022, kurse i ka bërë 21 paraqitje këtë sezon dhe ka shënuar dhjetë gola dhe dhënë katër asistime.

Comments are closed.