Rastet e reja me koronavirus vijnë nga këto komuna të Kosovës

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës(IKSHPK), ka bërë me dije se sot 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, raporton Gazeta Evropa.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 6 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Stanovc) dhe komuna e Prizrenit 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Gërnçar) dhe 1 rast me vendbanim në Mirushë, Malishevë”, thuhet në njoftimin e këtij instituti.

Poashtu, ky institut ka njoftuar se sot më 29 maj 2020, janë shëruar 9 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 829. / EVROPA

Comments are closed.