Rastet e reja me koronavirus vijnë nga këto komuna të Kosovës

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës(IKSHPK), ka bërë me dije se sot 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, raporton Gazeta Evropa.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 14 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Vushtrri, 4 raste Nadakovc, 4 raste Stanovc i poshtëm dhe 1 rast Reznik), komuna e Fushë Kosovës 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Miradi e poshtme), Komuna e Obiliqit 1 rast (sipas vendbanimit 1 rast Milloshevë), komuna e Podujevës 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Bellopojë), komuna e Kamenicës 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Rogoçicë) dhe 1 rast me vendbanim në Mitrovicë”, thuhet në njoftimin e këtij instituti.

Ndërkohë, sipas këtij institucioni deri më 3 qershor 2020, janë shëruar 24 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 871.

Comments are closed.