Rasti i parë i dyshuar me “koronavirus” në Kosovë, ministri i Vitia jep detaje

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se një paciente shtetase e huaj po dyshohet se ka simptoma të koronavirusit.

Por, sipas tij, shkaqet e infektimit të saj pritet të vërtetohen pasi të del rezultati i analizave.

“Bëhet fjalë për një shtetase të huaj në Kosovë që ka qëndruar në një qendër skijimi me pesë të dyshuar të tjerë që dyshohet se janë infektuar me koronavirus”, tha Vitia në një konferencë të jashtëzakonshme.

Rezultatet e analizave të kësaj paciente pritet të dalin në orët e vona të ditës së sotme.

Comments are closed.