Reagon AAK: Për Asociacionin të vendoset nga Kosova, jo të dëgjohen dëshirat e Beogradit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pajtohet me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe vetëm nëse ky mekanizëm krijohet në bazë të asaj që ka përcaktuar Gjykata Kushtetuese.

Zëdhënësi i kësaj partie, Lulëzim Blaka, tha për klankosova.tv se për këtë çështje duhet të vendoset në Kosovë përmes Kuvendit dhe jo me dëshirat e Beogradit.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe, është shumë i qartë. Nëse një organizëm i tillë themelohet, Kushtetuesja ka vendosur rregulla të qarta. Republika e Kosovës është shtet që rregullohet nga Kushtetuta e saj, për ndryshimin e së cilës vendos Kuvendi me shumicë të cilësuar. Pra, është një çështje për të cilën vendoset në Prishtinë, nga përfaqësuesit e popullit, e jo nga dëshira e përfaqësuesve të Beogradit apo e kujtdo tjetër”.

Presidenca e Kosovës e cilësoi të rrezikshme dhe kthim prapa për Kosovën diskutimin e Asociacionit kur është diskutuar dy-tri herë.

Comments are closed.