Reagon avokati Kujtim Kerveshi : Xhavit Haliti nuk ka kryer vepër penale, kemi të bëjmë me ndërhyrje të Prokurorisë…

Kujtim Kerveshi, avokat i nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Xhavit Halitit, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, për “përpalsjen” me deputetin Arben Gashi, gjatë seancës plenare të 18 Majit 2018, njofton Gazeta Evropa.

Kerveshi ka vlerësuar se nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, nuk ka kryer vepër penale.

Përgjigjeja e plotë e Kerveshit:

Ju njoftoj se kam pranuar aktin akuzues të Prokurorise Themelore në Prishtinë. Konsideroj se në rastin konkret nuk kemi të bëjmë me vepër penale. Edhe po të kishte vepër penale për të mbrojturin tim, konsideroj se Prokuroria e Shtetit ka ndërhyrë në institucione ligjore të njohura edhe pse do të duhet të kishte parasysh kufizimin e autoritetit të saj ndaj imunitetit funksional duke qenë se bëhet fjalë për një situatë gjatë së cilës deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës kanë qenë duke ushtruar detyrën zyrtare.