Rexhep Selimi: Kjo qeveri është edhe ilegale dhe jolegjitime

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka thënë se seanca e sotme e thirrur për të bërë një Qeveri të re, është edhe një tentative për ta zhbërë verdiktin e sovranit të zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Ne sot kemi përballë ata që po duan të bëjnë Qeverinë pa fituesin dhe pa qytetarin”.

Selimi i është drejtuar deputetëve duke thënë që Qeveria që po tentojnë ta votojnë është sipas tij, Qeveri e mashtrimit të dyfishtë.

“Ju mashtruat votuesit tuaj që donin ndryshim dhe na mashtruat edhe ne si partnerë tuaj. Kjo Qeveri është edhe ilegale dhe jolegjitime”.

Ai tha se Vetëvendosje, kontestoi aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, duke e akuzuar se punoi për interesa të presidentit Hashim Thaçi.

“Ajo që po tentoni ta votoni sot, nuk është as Qeveria Hoti madje as Qeveria Thaçi 3, është më shumë. Është qeveri e Thaçit, që do të jetë e përdorur dhe në fund e hedhur si një leckë, pasi që t’i ketë arritur qëllimet e tij. Kjo do t’i duhet atij për legjitimim të ndarjes së Kosovës dhe që të përfitojë edhe një mandat si president”, ka thënë Selimi.

Comments are closed.