Rina Balaj rikthehet në “Instagram”, shikoni sa ka ndryshuar (Foto)

Ka më shumë se një muaj që reperja Rina ka qëndruar larg rrjeteve sociale, duke mos treguar arsyen se pse mori këtë vendim.

Lidhur me këtë ka folur vetëm motra e saj, Rudina, e cila u shpreh se Rina po merr një pauzë edhe nga muzika. Por edhe pse u “zhduk” nga “Instagram”-i apo koncertet, reperja vijoi që të jetë në qendër të vëmendjes dhe shumë e komentuar.

Tashmë profili i saj në “Instagram” i përket “On Records” dhe familjarët e reperes bashkë me fansat nënshkruan një peticion për ta rikthyer. Por mesa duket kjo gjë nuk ka funksionuar, pasi Rina ka hapur një profil të ri.

Këtë e ka bërë të ditur reperi Sinboy dhe zbulon se Rinën mund ta gjeni me emrin “isyourgirlrina”. Në profilin e ri në Instagram, reperja ka postuar vetëm një foto ku shfaqet me flokë rozë dhe shkruan: “Instagram i ri, a ju mungova?”

Mesa duket Rina po rikthehet edhe në muzikë sepse ajo dhe Sinboy po sjellin një projekt të ri bashkë të quajtur “Tetancion”.

 

View this post on Instagram

 

Miss youuu??? @isyourgirlrina

A post shared by ??? ?? ????????????? (@isourgirlrina) on