Rita Ora realizon poza tërheqëse në shtëpi gjatë takimeve në ‘Zoom’

Takimet në ‘Zoom’ nuk janë të mërzitshme për Rita Orën.

Edhe pse i mungojnë paraqitjet publike, Rita Ora nuk heziton të vishet e grimohet edhe gjatë takimeve virtuale në shtëpi, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja për disa herë me radhë ka thënë se po i mungojnë koncertet e daljet në mbrëmje, por po gjen mënyrën se si të argëtohet edhe në shtëpi.

Përmes fotografive të fundit, këngëtarja sjell pamje nga një prej takimeve të saj përmes

“Zoom”, ku merr gjithë vëmendjen me veshjen.
Ajo kishte veshur një bluzë të bardhë, të hapur tek pjesa e gjoksit, ndërsa flokët i kishte lëshuar mbi supe.
https://www.instagram.com/p/CH0Rv7ZjK_O/?igshid=1iotdo63lxpe4
“Gjatë takimeve në zoom… 😘💣🪐💚✨”, ka shkruar Rita sipër atyre imazheve, ndërsa mori komente të ndjekësve të shumtë.

Përmes këtyre fotografive, artistja tregoi se këto takime gjatë periudhës së pandemisë, për të nuk janë edhe aq të mërzitshme.

Ndryshe, Rita Ora së fundi ka ndarë me ndjekësit imazhe nga koleksioni i ri i këpucëve të “ShoeDazzle”, brend me të cilin ka bashkëpunuar. /Lajmi.net/

Comments are closed.