Rita Orën e “tradhton” fustani, i dalin të pasmet…(FOTO)

Ju kujtohet Marilyn Monroe në filmin ’Kur gruaja është me pushime’? Ajri që frynte i ngrinte fustanin duke i nxjerrë në pah këmbët. Është pak a shumë ajo që i ka ndodhur edhe këngëtares me origjinë shqiptare Rita Ora.

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, prej disa ditësh qëndroi në Miami, aty ku realizoi një set fotografik për një fushatë të këpucëve “Deichmann”, shkruan Gazeta Shqip.

Por gjatë realizimit të fotografive, 29-vjeçarja ka patur një moment si Marilyn Monroe në filmin “Kur gruaja është me pushime”.

Mediat e huaja kanë publikuar disa poza, ku duket se era që frynte i ngrinte fustanin duke i nxjerrë në pah këmbët. Por jo vetëm kaq, pasi Ritës i ka ndodhur edhe një “incident me pullë të kuqe”. Fustani i verdhë dhe trasparent që kishte veshur i ka zbuluar edhe të pasmet.