Romani „Gjarpijt e gjakut“ edhe në esperanto

Lulëzim ETEMAJ

Romani „Gjarpijt e gjakut“, i autorit Adem Demaçi, i botuar në vitin 1958 nga „Jeta e re“, përndryshe romani i parë shqip në Kosovë, është botuar këto ditë në gjuhën esperanto.
Përkthimin e romanit të Demaçit e ka bërë profesor Bardhyl Selimi. Selimi është i biri i mësueses së parë të Bacës Adem, mësueses së famshme Vezire Mezini- Gjuraku, si dhe atdhetarit të shquar Adem Selimi- Gllavica.

Duke qenë se më parë është përkthyer në gjuhën gjermane, kjo është gjuha e dytë e huaj në të cilën përkthehet romani „Gjarpijt e gjakut“
Bardhyl Selimi më heret e ka pëkthyer në këtë gjuhë edhe romanin tjetër të Bacës Adem Demaçi, “Nëna Shegë e pesë gocat”.

Kur jemi te përkthimet e krijimtarisë letrare të Demaçit, Nermin Vora- Falaski e ka përkthyer romanin „Libër për Vet Mohimin“.
Romani „Gjarpijt e gjakut“, jo vetëm që është romani i parë shqip në Kosovë, por është edhe një roman unik shqiptar, që e ka jetuar qind për qind fatin e autorit, duke qenë i burgosur mbi 30 vite.

Romani „Gjarpijt e gjakut“, sadoqë i burgosur, ka qarkulluar fsheht dorë më dorë, është lexuar fsheht, është analizuar e komentuar fsheht, e ka frymëzuar, ushqyer dhe mbajtur pip në këmbë Lëvizjen Kombëtare për pajtim, duke falur gjaqet, çlirim dhe bashkim kombëtar.

„Gjarpijt e gjakut“, në gjuhën esperanto është redaktuar nga Vilhelm Luterman, e ka botuar Shtëpia Botuese „Monda Asembleo Socia Mas“ dhe shtypur në Angli.

Në gjuhën shqipe, romani „Gjarpijt e gjakut“ ka pasur deri më tani 11 ribotime.

Në foto: Baca Adem, mësuesja Vezire dhe i biri i saj, Bardhyli.