Rrahje në Deçan, katër persona bëhen për spital

Një përleshje fizike ka ndodhur mes pesë personave sot në afërsi të Kuvendit Komunal në Deçan. Aty janë përdorur edhe thikat, ndërsa lëndime kanë pësuar katër persona.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës, por dy nga ta janë dërguar për në QKUK, për shkak të lëndimeve të rënda.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 12:00 policia është njoftuar për një incident në afërsi të Kuvendit Komunal në Deçan. Në përleshje kanë qenë të përfshirë pesë persona, katër kanë pësuar lëndime dhe dyshohet se gjatë përleshjes janë përdorur mjete të mprehta-thika. Katër të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, më pas dy nga ta janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Prishtinë”, tha Gashi.

Ai shtoi se të gjitha njësitet përkatëse relevante kanë dal në vendin e ngjarjes dhe po merrën me rastin.

Ndërsa, motivet që çuan deri te ky incident ende mbeten të paqarta.

Comments are closed.