Rrëfimi i babait nga Qirezi: Mu shterën lotët nga dhimbja për katër fëmijët e vrarë nga Serbia

Sheremet Sejdiu qe 22 vjet po pret drejtësi për katër djemtë e vrarë nga regjimi serb. Derisa thotë se i janë shterur lotët mbetet me shpresën se një ditë drejtësia do të triumfojë.

Masakra në fshatin Qirez prej nga vjen Sejdiu, në aktakuzën e Speciales u quajt sulm dhe jo masakër.

Pak ditë para se të bëheshin 22 vjet nga vrasja e djemve të saj, vdiq nëna Adibe. Ajo i pa me sy forcat serbe duke ia vrarë djemtë.

Tani babai i Beqir, Nazmi, Bedri e Bekim Sejdiut rrëfehet për zhgënjimin në drejtësi përderisa thotë se cdo natë lutet që kriminelët serbë që ia vranë fëmijët të marrin dënimin e merituar.

Comments are closed.