Rrezikohet mbajtja e zgjedhjeve në Podujevë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka thirrur mbledhje në lidhje me organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Podujevës që do të mbahen me 15 mars.

Ky institucion ka kërkuar nga Qeveria 491 mijë euro për të dy raundet për këto zgjedhje, por që ende nuk ka marrë përgjigje nga Qeveria.
Kryetarja Valdete Daka ka thënë se mosndarja e buxhetin rrezikon mbajtjen e zgjedhjeve në këtë komunë, ndërsa ka theksuar se nuk mban përgjegjësi në rast dështimi.

”Ne jemi 25 ditë larg nga dita e zgjedhjeve dhe nuk na ka ndodhur të mos kemi fletëvotime. Janë shtypur jashtë Kosovës por gjithsesi janë procedurat e prokurimit, por që nga dita e sotme nuk mund ta bartim përgjegjësinë dhe ditën e zgjedhjeve mund të na ndodh te mos kemi fletëvotime. Dhe duhet të na referohen vërejtjet në buxhet”, tha ajo.

Edhe anëtari i LDK-së, Sami Hamiti, tha se me këtë trend është i garantuar dështimi i zgjedhjeve në Podujevë, raporton EO.

“Kjo qenka e koordinuar, me këtë trend zgjedhje nuk ka në Podujevë”, tha ai.

Në këtë mbledhje përveç buxhetit po diskutohet edhe për shtypjen e fletëvotimeve e formularëve, për doracakut për procedurat e votimit dhe numërimit etj.

Comments are closed.