Rudi: Kryeministër unë dhe LDK s’jemi me ju, por sot jemi me SHBA-të

Deputeti i LDK-së Fetah Rudi, i është drejtuar kolegëve të tij, veçmas kryeministrit Kurti.

Ai tha se prezenca e tij sot, pavarësisht gjendjes së pandemisë, ka tri arsye.
Ai kujtoi se si gjithmonë ishte përkrah presidentit Rugova dhe se si iu rrezikua jeta vetëm pse përkrahte LDK-në

Prandaj ai sot mbështetet partinë e tij, sepse nuk e tradhëton miqësinë e shenjtë me SHBA-të.

Ky është fjalimi i deputetit Rudi:

Prezenca ime këtu sot, pavarësisht situatës ka rëndësi për tri arsye:

1. Gjatë viteve kur ishte situata nën regjimin e Serbisë jam angazhuar në LDK, përgjatë kësaj periudhe kam pas nderin të takojë media, në të njëjtën kohë kujdeseshim që situata mos të eskalojë. Në këtë aktivizim kam qenë dhe vazhdojë të jem dhe sot, po ashtu kur kërkoj koha e kapa edhe pushkën si ushtar, pra arsyeja e parë është se historia ime është e shumë shqiptarëve të asaj kohe.

2. Në kuadër të aktiviteve të LDK ne udhëtonim shpesh, mbajë mend takimet me Rugovën, bisedat e aktivitetet, qëllimet që donim të arrinim. Mbajë mend që këto qëllime ishin në të mirë të Kosovës në harmoni me SHBA-të. Mbajë mend edhe ngjarjet që më ndryshuan jetën.

Kur po kthehesha nga Prishtina nga takimi me Rugovën, në Orllat vetura u sulmua nga një breshëri plumbash, e mbajë mend që s’e kam ndjerë dhimbjen, edhe pse e dija që ajo do t’më shoqërojë gjatë jetës. Dikujt i penguan planet e LDK-së, do të isha më i lumtur nëse këto pajtime të cilët sot mund të jenë edhe në këtë sallë të mi thonin në sy.

Ne në LDK kemi qenë gjithë për dialog. Unë sot do të isha në gjendje të qëndrojka në këmbë, dhe të gjithë do të t’më shihnin, por për fat jam në karrocë, por megjithatë po dëgjohem.

Historia ime është e Xhemajl Mustafës, Shaban Manajt, Ismet Racit, Smajl Hajdarajt, Ukë Bytyqit e të tjerët që u vranë. Historia ime është e plagosjes së Sabri Hamitit e të tjerëve.
Historia ime është e aktivistëve që u vranë, vetëm pse ishin në LDK, përkrah Rugovës.

3. Ka të bëj me sfidat me shpresën dhe besimin për ndryshim. Ne kishim shumë sfida, çdo kush kontriboj aq sa mundi dikush me qetësi, dikush me kapje të shtetit, dikush me bllokim të sistemit të drejtësisë.

Kam mbetur i angazhuar në LDK ani pse e humba shpresën, po jo guximin për të besuar se dita e mirë do t’vjen. Andaj kryeministër Kurti, unë besova në ju. Besova në koalicion. Përkrahës që kam qenë nga fillimi, por sot ndihem keq dhe jam i zhgënjyer me ju. Sot e keni tradhëtuar besimin qe e kemi marr më 6 tetor ju dhe ne. Sot u tradhëtua SHBA, raportet që janë në pikën më të ulët.

Kryeministër unë dhe LDK s’jemi me ju, por sot jemi me SHBA-të. Sot unë jam me ruajtjen e miqësisë që e krijoj presidenti Rugova.
Unë kurrë s’do ta tradhëtojë votën e LDK-së, që kam mbetur edhe në gjendjen ku jam.
Shtëpia s’mund të bëhet pa miq. Zoti e bekoftë Kosovën, Amerikën dhe miqtë e Kosovës.

Comments are closed.