Rugova jep një arsye interesante për rrahjet në LDK

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Naser Rugova ka komentuar incidentet në zgjedhjet e brendshme të kësaj partie, të cilat kanë përfunduar me rrahje.

Ai ka thënë se në gjithë ato tubime, incidente ka ndodhur vetëm në pesë prej tyre, e që i bie një përqindje shumë e vogël sipas tij.

Tutje, ai ka thënë se është e kuptueshme që të gjithë merren me rrahjet në LDK, sepse kjo parti do të qeveris në të ardhmën.

“Janë incidente që kanë ndodh. Kanë ndodhur incidente jo të hijshme. LDK u deklaru lidhur me rastet, por në një parti të madhe që pritet të vijë në pushtet, ndodhin gjëra të tilla. Kur ka udhëhequr LDK-ja, i ka pasur vetëm 2 vjet e 7 muaj, ka qenë një qeveri me presion të jashtëzakonshëm e me Kuvend jofunksional. Ka qenë Qeveria më e mirë, më profesionale”, ka thënë Rugova në Debat Plus në Rtv Dukagjini.