Rukiqi: Afro 10 milionë € dëme nga vendimet komunale për ndalimin e bizneseve që të punojnë të dielave

Tri barrierat kryesore në vend për bizneset mbeten, konkurrenca e padrejtë në vend që është renditur në mesin e top barrierave të raportuara në shkallën 37%, pasuar nga kamatat e larta në shkallën 36% dhe ekonomia informale me 33 përqind.

Kështu tha kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, i cili shtoi se për çështjen e taksës, OEK përkrah çdo vendim qeveritar që është në interes të vendit.

Rukiqi gjatë shpalosjes së indikatorit të klimës së të bërit biznes, tha se korrupsioni dhe nepotizmi janë në nivele shqetësuese, sepse sipas tij, pastaj po krijohet burokraci.

Ndërsa, tha se rritja ekonomike mbetet e varur nga investimet publike dhe nga remitencat.
Rukiqi tha se Kosova ende ballafaqohet me vendime populiste që po ndikojnë negativisht tek bizneset.

Ai tha se rreth 10 milionë euro mund të shkojnë dëmet nga vendimet komunale për ndalimin e bizneseve e që të punojnë ditën e diel.
Sipas tij, Kosova është ndër vendet më të ulëta të ndërmarrësisë në botë, ndërsa shtoi se eksporti rrallë tejkalon 350 milionë euro, që është shumë pak sipas Rukiqit.

Kreu i OEK-ut tha se edhe pas 12 vjet pavarësi, mbeten mjaft sfida për vendin, siç është shkalla e lartë e rrezikut politik dhe shkalla e lartë e pasigurisë juridike, etj.

Comments are closed.