Sadete Doda e njohur si “Shota” ftohet nga Specialja

Gjykata Speciale i ka dërguar ftesë ish-ushtares së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sadete Dodës.

Lajmin e ka bërë të ditur anëtarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, përmes një njoftimi në llogarinë e saj në Facebook, njofton Klan Kosova.

“Çlirimtaret e Kosovës krenarë po përballen me betejën e fundit për Kosovën. Rreshtit Çlirimtar edhe një herë është ftuar t’i bashkohet edhe Sadete Doda-SHOTA. Ajo me datën 26.01.2021 do të paraqitet në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë”.

“Çlirimtaret do kthehen faqebardhe, por si do jetojnë me turpin mjeranët qe deponuan dosje në Hage”

Comments are closed.