“Samsung”-u, zbulon planet e telefonave me ekran të dyfishtë

Telefonat e palosshëm, me ekranet fleksibil dhe të palosshëm ngadalë po bëhen një ëndërr për prodhuesit e telefonave dhe ekspertët e teknologjisë.

Konsumatorët, megjithatë, janë ende në kurthin e të metave të pajisjeve të tilla eksperimentale.

Megjithatë, “Samsung”-u duket se ka një opsion të ri në plan.

“Samsung”-u paraqiti këtë patentë të ekranit të dyfishtë në vitin 2013, por, siç thekson patent mobile, leja u dha nga Zyra e Patentave dhe Markave të Tregut SHBA vetëm muajin e kaluar.

Koha nuk mund t’ishte më e përsosur, duke marrë parasysh që Microsofti sapo zbuloi kohët e fundit dy pajisje me ekran të dyfishtë që do të promovohen, më 2020.

Pajisja e paraqitur në patentë duket se është një pajisje e vetme.

Patenta e siguruar kohët e fundit nga “Samsung”-u i jep dritë jeshile ndjekjes së konceptit të palosshëm me ekran të dyfishtë.
Sigurisht, modelet e patentave nuk bëhen gjithmonë produkte të vërteta, kështu që vetëm koha do të tregojë nëse vërtet do të ndodhë kjo.

Patenta e siguruar kohët e fundit nga “Samsung”-u i jep dritë jeshile ndjekjes së konceptit të palosshëm me ekran të dyfishtë.
Sigurisht, modelet e patentave nuk bëhen gjithmonë produkte të vërteta, kështu që vetëm koha do të tregojë nëse vërtet do të ndodhë kjo?