Seanca për votimin e qeverisë Hoti mbahet të mërkurën në ora 11:00

Seanca e Kuvendit për votimin e qeverisë Hoti, do të mbahet këtë të mërkurën në ora 11:00, raporton Gazeta Evropa.

Tashmë, LDK-ja e ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për thirrjen e kësaj seancë.

Lajmin e ka konfirmuar shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së.

“Pas marrjes së aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese, në emër të LDK-së dhe deputetëve nënshkrues kam dorëzuar kërkesën për seancë për ditën e mërkurë në ora 11:00, me një pikë të vetme të rendit të ditës. Presim që ditën e mërkurë të kemi qeverinë e re”, ka thënnë Gashi.

Kjo seancë është thirrur nga LDK-ja, pasi Gjykata Kushtetuese ua ka dorëzuar palëve aktgjykimin e plotë të dekretit të presidentit Hashim Thaçi. /EVROPA/

Comments are closed.