Selmanaj: Qeveria Hoti është e vendosur ta luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se kushto që e bën fajtore Qeverinë për krimet e kryera nga ndonjë nëpunës nëpër institucione, nuk ka njohuri themelore për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore.

Ai në një postim në Facebook ka insistuar se Qeveria Hoti është e vendosur për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Kushdo që e bën fajtore Qeverinë për krimet e kryera nga ndonjë nëpunës nëpër institucione, nuk ka njohuri themelore për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore.

Kushdo që kërkon dorëheqjen e ministres Hykmete Bajrami, bën thirrje për dorëzim para krimit të organizuar, mashtruesve dhe keqpërdoruesve të parasë dhe pasurisë publike. Qeveria Hoti është tepër e vendosur në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Beteja e tillë nuk është e lehtë, por kërkon mobilizim dhe bashkëpunim të madh ndër-institucional. Mbështetja shoqërore e kësaj beteje, garanton çlirim më të shpejt dhe fuqizim të shtetit të së drejtës”, ka shkruar Selmanaj.

Comments are closed.