Shala paralajmëron masa reciprociteti për të gjitha prodhimet e Maqedonisë së Veriut

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka bërë me dije se i ka dërguar një letër ministrit të Ekonomisë të Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi, nëpëmjet së cilës i ka kërkuar që sa më shpejt të largohen barrierat të cilat i ka vendosur ky shtet ndaj produkteve të Kosovës, njofton Gazeta Evropa.

“Sot i kam dërguar letër ministrit të Ekonomisë të Maqedonisë së Veriut, z.Kreshnik Bekteshi dhe i kam kërkuar që sa më shpejt të largohen barrierat të cilat i ka vendosur ky shtet ndaj produkteve kosovare. Ndryshe ne do të shqyrtojmë masa reciprociteti për të gjitha prodhimet e Maqedonisë së Veriut që eksportohen në Kosovë”, ka shkruar ministri Shala, në llogarinë e tij në Facebook.

Ndërkaq, në letër e ministrit Shala, dërguar ministrit Bekteshi, saktësohet se sipas Marrëveshjes se CEFTA-s, Kosova dhe Maqedonia obligohen që të bëjnë tregi pa barrier.

/Gazeta Evropa/