Shala për Jahir Demakun: Njeriu që kurrë nuk u dha para sprovave të shumta të jetës

Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës, Ferat Shala, është takuar sot me Jahir Demakun, familja e të cilit kontribuoi shumë lirinë e Kosovës.

“Familja Demaku, si një nga të paktat e Kosovës, dha shumë luftëtarë për lirinë, për pavarësinë dhe për shtetndërtimin; në luftë dha dëshmorë, ushtarë dhe komandantë të zotë – në paqe liderë të pashoq”, ka shkruar Shala në llogarinë e tij në Facebook.

Postimi i plotë i Shalës:

Një shtrëngim duarsh me Jahir Demakun, njeriun që kurrë nuk u dha para sprovave të shumta të jetës. Tregimi për Jahirin dhe për vëllezërit e tij, është më shumë se një histori. Me luftën dhe sakrificat e tyre Vëllezërit Demaku tashmë e kanë shkruar njërën nga faqet më të ndritshme të historisë së Kosovës. Familja Demaku, si një nga të paktat e Kosovës, dha shumë luftëtarë për lirinë, për pavarësinë dhe për shtetndërtimin; në luftë dha dëshmorë, ushtarë dhe komandantë të zotë – në paqe liderë të pashoqë. Në anën tjetër, për ironinë e fatit, më shumë se Vëllezërit Demaku, askush nuk i pagoi padrejtësitë dhe absurditetet e pasluftës. Edhe pse dhanë shumë për lirinë, ajo për ta shpeshherë ka qenë e hidhur. Por, burgu i padrejtë ndaj vëllezërve të tij, Fadilit dhe i Nexhatit, si dhe e katër vëllezërve Demaj, Jahir Demakut veçse ia shton krenarinë dhe mburrjen, sepse ai mbetet deri në fund një shpirt luftëtari.

Comments are closed.