Shala takoi shokun e rinisë, një nga ish-ushtarët e parë të UÇK-së nga Theranda

Ferat Shala, kandidat për deputet nga PDK-ja ka takuar sot shokun e rinisë, Bislim Muçën, nga nga ish-ushtarët e parë të UÇK-së në rajonin e Therandës.

“Njerëzit që punojnë e veprojnë me Bislim Muçën janë me shumë fat, sepse me dijen dhe urtësinë ky njeri i bënë të tejkalueshme të gjitha pengesat dhe vështirësitë”, ka shkruar Shala në llogarinë e tij në Facebook.

Postimi i plotë:

Me shokun tim të rinisë, Bislim Muçën.

U njohëm bashkë në kohë shumë të vështira, si studentë të Gjeologjisë në Mitrovicë. Që prej atëherë me Bicën kam ndarë ëndrrat, idealet, sukseset, gëzimet e pikëllimet e gjithë jetës sime.

Veprimtaria e hershme atdhetare e Bislim Muçës u kurorëzua në pranverën e vitit 1998, kur ai u bë njëri prej ushtarëve të parë të UÇK-së në rajonin e Therandës.

Njerëzit që punojnë e veprojnë me Bislim Muçën janë me shumë fat, sepse me dijen dhe urtësinë ky njeri i bënë të tejkalueshme të gjitha pengesat dhe vështirësitë.

Suksesi im në menaxhimin e ndërmarrjes “Trepça” gjatë viteve 2009-2013, lidhet me punën e jashtëzakonshme të Bislim Muçës, si ideator i zgjidhjes së shumë problemeve dhe si menaxhues i pashoq i shumë sfidave.

Comments are closed.