SHBA ndihmon FSK-në me pajisje ushtarake

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta ndihmojnë Forcën e Sigurisë së Kosovë(FSK), me pajisje të reja ushtarake.

Lajmin e ka bërë të ditur atasheu i parë i Mbrojtjes së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kolonel Kolonel Ilir Qeriqi, raporton Gazeta Evropa.

“Në Kosovë së shpejti do të arrijnë këto pajisje, e që vargu i tyre do të jetë mjaftë i gjatë”, ka shkruar Qeriqi në llogarinë e tij në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Perkrahja dhe koordinimi me partnerin tone strategjik ne vazhdimesi, po sjellin rezultate ne zhvillimin e kapaciteteve tona, si ne pajisje, edukim dhe trajnim.
Misioni i ri kerkon pergatitje dhe pajisje, qe permbushin synimet dhe objektivat tona per nje force sa me moderne, dhe kompatibile me aleatin tone SHBA.
Ne Kosove se shpejti do te arrijne keto pajisje, e qe vargu i tyre do te jete mjafte i gjate.
Vazhdojme tutje. Shume te tjera do ti kemi edhe ne te ardhmen.
Go Army ????

Comments are closed.